Web site zyrtar i Dëshmitarëve të Jehovait

Fillim Beliefs Future Medical Topics Contact Us Publications Languages

Dëshmitarët e Jehovait—Kush janë? Çfarë besojnë?

Artikulli i mëparshëm

Ftesa që ju drejtojmë

Jemi të lumtur që mundëm të flitnim me ju nëpërmjet faqeve të kësaj broshure. Shpresojmë se jeni të kënaqur që mësuat më shumë për Dëshmitarët e Jehovait. Ju lutemi, pranoni ftesën për të na bërë një vizitë në Sallën e Mbretërisë, që ndodhet më afër jush. Shihni se si drejtohen mbledhjet tona. Shihni se si përpiqemi të ndajmë me të tjerët lajmin e mirë për një parajsë tokësore nën Mbretërinë e Krishtit.

Kjo është ajo që ka premtuar Perëndia. «Sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj e një tokë të re dhe në ta ka për të banuar drejtësia.» (2 Pjetrit 3:13) Kanë kaluar shumë shekuj. Periudha e pritjes po i afrohet fundit. Kushtet botërore e dëshmojnë këtë.

‘Ndërsa e shikoni që dita po afrohet,—tha apostulli Pavël,—le të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për dashuri dhe vepra të shkëlqyera, pa braktisur mbledhjen tonë së bashku.’ (Hebrenjve 10:24, 25) Ne ju ftojmë që t’i vini veshin këshillës së Pavlit duke u mbledhur me ne.

A do të dëshiroje një vizitë?

 

Botuar më 2001

FillimKryeArtikulli i mëparshëm